Aksioni opozitar, propozimi i Nokës para Kryesisë së PD: Protesta në çdo qark, të bllokojmë porte dhe aeroporte!
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka propozuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë që opozita të përshkallëzojë aksionin e saj.
Sipas asaj që raportohet, Noka ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura që të zhvillohen protesta në çdo qark.
Po ashtu Noka ka shprehur mendimin për bllokimin e akseve rrugore, porteve dhe aeroporteve, si edhe institucioneve të arsimit të lartë.
Fraksion.com