AktualitetPolitikëTë fundit

“Riintegrimit i të kthyerve nga zonat e konfliktit”, Hasani: Nevojë urgjente për strategji gjithëpërfshirëse

“Shqipëria është e angazhuar për të luftuar radikalizmin, duke zbatuar praktikat më të mira për riatdhesimin e shtetasve dhe duke ofruar mbështetje thelbësore për riintegrimin”, deklaroi sot ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Gjatë vizitës në Nju Jork, Hasani mori pjesë në takimin për rehabilitimin dhe riintegrimin e të kthyerve nga Siria, të organizuar nga Shqipëria të kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asanblesë Parlamentare të OKB- së.

Hasani nënvizoi nevojën urgjente për një strategji gjithëpërfshirëse, që i jep përparësi mbrojtjes dhe riintegrimit të të kthyerve, veçanërisht fëmijëve, viktimat më të pafajshme të konfliktit.

Ministri Igli Hasani ndodhet në Nju-Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

 

Fraksion.com