AktualitetTë fundit

Humb jetën efektivi i FNSH në Shkodër, u aksidentua me motor si pasojë e motit të keq dhe ra në kanal

Një efektiv i FNSH Shkodër, i identifikuar si Nikoll Lekndreu, ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar.

Bëhet me dije se efektivi pasi është takuar me disa miq të tij, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor, por për shkak të stuhisë së madhe të shiut dhe erës e ka pasur të vështirë lëvizjen.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se efektivi është aksidentuar me mjetin e tij dhe më pas ka rënë në kanal, e si pasojë ka gjetur vdekjen.

Fraksion.com