Efektivi i FNSH u gjet i mbytur në kanal, zbardhen detajet nga vdekja në Shkodër
Nikol Lekndreaj është efekivi i FNSH-së që humbi jetën si pasojë e një aksidenti në Shkodër
51-vjeçari po kthehej në shtëpi pasi kishte pirë kafe me miqtë kur humbi kontrollin e motorit dhe ra nga ura e Bardhajve.
Policia ka njoftuar se Lekndreun e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi Nikoll Lekndreu, 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.
Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Fraksion.com