“Zjarri i ngjarjeve po zgjerohet”, trondit presidenti i Iranit: Nuk duhet të lejojmë që Libani të bëhet një Gazë tjetër në duart e Izraelit! Hezbollahu nuk mund të qëndrojë i vetëm!
Presidenti i ri i Iranit Masoud Pezeshkian, i ka konsideruar sulmet e Izraelit mbi Liban ku humbën jetën rreth 500 persona, si krizë humanitare.
“Ekziston rreziku që zjarri i ngjarjeve që po ndodhin (në Liban) të zgjerohet në të gjithë rajonin”, tha Pezeshkian.
“Ne nuk duhet të lejojmë që Libani të bëhet një Gazë tjetër në duart e Izraelit. Hezbollahu nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Hezbollahu nuk mund të qëndrojë i vetëm kundër një vendi që mbrohet, mbështetet dhe furnizohet nga vendet perëndimore, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
Pezeshkian paralajmëroi se ngjarjet mund të shndërrohen në një konflikt rajonal, i cili mund të jetë i rrezikshëm për të ardhmen e botës dhe vetë planetit Tokë.
Fraksion.com