“Mos ma ngri zërin mua! Mos guxo!”, Ndreca te “Sterilizimi”: Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit! Vokshi: Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh?
Debate ka pasur te Komisioni hetimor i Sterilizimit, mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.
Shkak kanë qenë pyetjet që Vokshi i ka bërë dëshmitarit Genc Byrazeri, të cilat sipas Plarent Ndrecës janë quajtur intimiduese.
Kjo ka sjellë ngritjen e toneve me të dyve, duke kaluar edhe në kërcënime.
Pjesë nga diskutimi:
Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin?
Ndreca: Po ti kush je? Ligjin e lexon ti por edhe unë. Pyetjet e tua janë sugjenstionuese dhe intimiduese. Nuk të lë dot të bësh sipas qejfit
Vokshi: Të ka dërguar njeri ndonjë mesazh
Ndreca: Mos të ka dërguar ty! Nuk mund të lejojmë të bësh këto pyetje.
Vokshi: Mbaroje tani
Ndreca: Se kur mbaroj unë nuk të marr leje ty.
Vokshi: Mos ma ngri zërin mua! Mos guxo!
Fraksion.com