AktualitetPolitikëTë fundit

“Luftën kundër Antisemitizmit”, Hasani: Qëndrojmë kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e ndarjes dhe diskriminimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës në Nju-Jork, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë mbi Luftën kundër Antisemitizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes përmes Arsimit.

Hasani theksoi në këtë takim vendosmërinë e Shqipërisë kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, duke mbrojtur dialogun civil dhe të drejtat e njeriut.

Ministri Hasani nënvizoi se, “është kritike, tani më shumë se kurrë, që të reagojmë në mënyrë aktive dhe të qëndrojmë kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e ndarjes dhe diskriminimit, në mënyrë që të ndalojnë rritjen e antisemitizmit”.

Ministri Igli Hasani ndodhet në Nju-Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

 

Fraksion.com