AktualitetPolitikëTë fundit

Kandidatët e PL në listat e PD, Noka takohet me Metën, partitë opozitare drejt marrëveshjes parazgjedhore

Partitë opozitare nisin lëvizjet në funksion të përgatitjes së terrenit për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka nisur takimet i informale me aleatët për ti marrë mendimin për formulën sesi do dilet në betejën e pranverës.

I pari që ka ngjitur shkallët e selisë  dhe ka shkelur në zyrën e Flamur Noka ka qenë  Ilir Meta, i cili e ka bërë publike vendimin e tij për të qenë kandidat ne listën e Tiranës. Por mësohet se kreu i Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë një kërkesë specifike ndaj numrit dy te Partisë Demokratike dhe biseda ka qenë parimore, duke ia lënë në dorë aleatit te madh detajet ndërsa ka kërkuar që te gjendet zgjidhja e duhur për bashkëpunimin.

Në kampin opozitar ende  nuk ka një vendim nëse do dilet me një listë apo dy lista te ndara me aleatet, por para se te  arrihet një dakordësi  Flamur Noka po nxiton te marrë mendimin e secilit aleat. Javën e ardhshme takimet e ndara do te vijojnë edhe me republikanin Fatmir Mediu, Agron Duken e  Partisë Agrare, Vangjel Dulen e  PBDNJ-së dhe aleate  te cilët  kane firmosur për te qenë në një front.

 

Fraksion.com