Bektashinjtë e Turqisë kundër Ramës: Ne nuk e konsiderojmë të drejtë shtetin e bazuar në fe!
Përfaqësuesit e sektit bektashi në Turqi kanë reaguar ndaj planit të kryeministrit shqiptar Edi Rama për të krijuar një shtet sovran bektashian mysliman sipas modelit të Vatikanit. Përfaqësuesit e Federatës Alevi-Bektash kanë deklaruar se bektashizmi dhe shteti fetar janë koncepte të papajtueshme me njëri-tjetrin.
Ish-kryetari i Federatës Alevi Bektash dhe shkrimtari Ali Bakiz beson se besimi bektashian nuk mund të krijojë një shtet fetar. Nga ana e tij, presidenti aktual i Federatës Alevi Bektashiane në Turqi, Husein Güzelgül tha:
“Ne nuk e konsiderojmë të drejtë shtetin e bazuar në fe. Një gjë e tillë nuk mund të ekzistojë aty ku ka tolerancë, paqe dhe dashuri”.
Kujtojmë se ishte New York Times që njoftoi këtë ide të kryeministrit, ku pritet që shteti sovran të ketë një qeveri të veçantë, pasaporta dhe kufij. Ai do të mbulojë 270 hektarë në anën lindore të Tiranës, duke e bërë atë, sipas gazetës amerikane, vendin më të vogël në botë. Ky shtet fetar, do të lejojë alkoolin, t’i lejojë gratë të veshin çfarë të duan dhe të mos vendosin rregulla të stilit të jetesës. Në krye të këtij shteti të vogël është i destinuar të jetë lideri shpirtëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Modi.
Fraksion.com