AktualitetPolitikëTë fundit

“Baba Mondi bëhet me shtet”, Zekthi: Sovraniteti i bektashinjve ide anti-kombëtare, ja precedenti i rrezikshëm që krijon

Analisti Fitim Zekthi e konsideroi si të tmerrshme idenë e hedhur për krijimin e “Shtetit të Bektashinjve”. Në emisionin Open në News24, Zekthi tha se një ide e tillë është anti-kombëtare.

Sikundër qesharak është qëndrimi i Baba Edmond Brahimaj, i cili po turpëron një komunitet që ka dëshmuar një tjetër histori. Jam gati i shokuar, nuk arrij ta kuptoj dot këtë ide që artikulohet”, tha Zekthi.

Ai tha se një ide e tillë është një turp kombëtar, një marrëzi, e cila sot nuk po mbështetet nga askush, pavarësisht qëndrimeve politike që ka, i majtë apo i djathtë.

 

Fraksion.com