AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk jam i kënaqur me punën e policisë”, Salianji për deklaratën e ministrit Hoxha: E gjithë Shqipëria mendon si ju! Kupola bashkëpunon me mafian

Ministri Ervin Hoxha është i ftuar për një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë.

Në fillim të fjalës së tij ai u shpreh se nuk është i kënaqur me punën e policisë, por se kjo do të përmirësohet.

Deputeti Ervin Salianji, u shpreh se e gjitha Shqipëria ka të njejtën mendim si ai mbi këtë çështje, ndërsa shtoi se kupola drejtuese e policisë i shërben mafias.

“Që nuk jeni i kënaqur keni të drejtë se e gjithë Shqipëria nuk është e kënaqur. Më vjen mirë që ministri aprovon ato që kemi thënë gjithë këto vite.
Meqë është i pakënaqur ku është më shume, tek dekonspirimi i operacione, te përfshirja e krerëve të policisë në trafiqe, tek mos arrestimi i krerëve të bandave?
Thatë nuk ka kupolë, por kur ke strukturën më të lartë të policë që i shërben mafias, është kupolë mafia”, u shpreh Salianji.

 

Fraksion.com