Denaj: Financim fermerëve 15 milionë lekë për serrat e perimeve nga Skema e Investimeve
Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024, adreson mbështetje financiare për fermerët në ndërtimin e serrave të reja diellore.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zbardhi detaje të financimit të drejtpërdrejtë grant që përfitojnë fermerët për kategori të ndryshme të serrave në prodhimin bujqësor.
Sipas saj, me Skemën Kombëtare të Investimeve 2024, fermerët do të përfitojnë mbështetje për ndërtimin e serrave diellore të reja nga 0.2 ha deri në 2 ha.
Kështu, përfitohen deri në 15 mln lekë për serrat e prodhimit të perimeve, deri në 8 mln lekë për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë, deri në 4 mln lekë për serrat e prodhimit të luleshtrydheve.
“Mbështesim fermerët shqiptarë me projekte që fuqizojnë prodhimin e brendshëm dhe rrisin konkurrencën në tregjet ndërkombëtare”, deklaroi Denaj.
Ministrja informoi se aplikimet hapen së shpejti për këtë skemë.
Skema Kombëtare e Investimeve ka si qëllim nxitjen e zhvillimit dhe modernizimit të sektorit bujqësor përmes mbështetjes financiare, duke mbështetur zhvillimin dhe rritjen e bujqësisë së qëndrueshme, fuqizojmë aktivitetin e fermerëve.
Farksion.com