Përfitonin para nga gjobat: 22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali!
AMP mori një sinjalizim nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.
Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit. Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj, teksa janë sekuestruar dhe disa prova materiale.
Fraksion.com