Life StyleTë fundit

Mos vallë po martohet ish-çifti i ‘BBVK’?

Ish-konkurrentët e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Kosova’, Adri dhe Iliriana ndoshta do e kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë së shpejti.

Ishte menaxheri i dyshes, Naser Qeli ai i cili ka nxitur thashethemet për diçka të tillë. Ai ka postuar një fotografi të një ftese për dasmë, ku shihen inicialet e Ilirianës dhe Adrit.

Çifti arriti deri në gjysëmfinale të “Big Brother Vip Kosova”, madje arriti të fitonte edhe zemrën e publikut, për shkak të sjelljes dhe kulturës që transmetonin.

 

Fraksion.com