AktualitetRajoniTë fundit

Apeli, Salianji: Geron Xhafaj iku në Romë me duar në xhepa për të mos depozituar zërin origjinal, solli një USB që…

Seanca gjyqësore në Apel po mbahet këtë të premte ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji.

Salianji: Në interes të publikut kjo është diçka që regjistrohet. Po si ka mundësi që nëse del çdo njeri normal në këtë vend që denoncohet në mënyrë të padrejtë dhe preket në mënyrë të padrejtë në 11, 11 e pesë në 1 dhe të nesërmen del me zë dhe figurë dhe thotë nuk jam unë personi që keni denoncuar, se është me zë ajo dhe thotë ky zëri nuk jam unë, se është lehtësisht e verifikueshme ajo dhe na mbettë prova më shumë ne.

Ky zotëria denoncohet në orën 11:00 dhe pavarësisht se për 8 vite ka qenë i lirë, pavarësisht dënimit të tij me 7 vite burg shkon dhe padyshim me influencën e vëllait dhe të shokëve vetëdorëzohet në të njëjtën ditë, kalon kufirin, Policia e Shtetit as e arreston, Prokuroria e Krimeve të Rënda në vend që ta mbajë këtu që të bëjë hetimin për trafikun Ndërkombëtar të drogës që po bënte e lë të lirë dhe shkon me duar në xhepa në Romë për të kryer dënimin. Dhe këtu pastaj lind pjesa tjetër, që e çojnë qëllimisht që të mos depozitojë zërin origjinal.

Prova kryesore mbi të cilin është ngritur gjithë ky fars është që zëri i këtij zotërisë Agron apo Geron Xhafaj ka ardhur nga një avokat i cili në publik mbron të gjithë ministrat e korruptuar. Në kohën kur ka qenë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme e ka ndihmuar t’i shmanget dënimit këtij, pra ka një lidhje më shumë se klient avokat.

Si mund të jetë e besueshme që usb që dorëzon këtu qenka zëri origjinal i këtij dhe jo zëri i Alizonit. Nuk ka asnjë lloj prove dhe asnjë lloj fakti në lidhje me këtë gjë. Ky është një personazh që ju i keni përgjimet, kur të doni mund ti vendos me audio. E ka vendos shteti që të më implikonin mua./TCH

 

Fraksion.com