Socialistët marrin pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani
Qindra persona po marrin pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare një ditë më parë.
Deputetë, ish-deputetë, ministra dhe ish-ministra ngushëlluan familjarët e politikanit.
Mes ministrave që shkuan për ngushëllime ishin Ogerta Manastirliu, Bledi Çuçi, Pirro Vengu dhe Petrit Malaj.
Pjesë e ngushëllimeve ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Fraksion.com