Rama: Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta të Gerti Bogdanit
Kryeministri Edi Rama shprehu sot keqardhjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Genti Bogdani.
Rama i shprehu ngushëllimet bashkëshortes dhe familjes Bogdani për humbjen e njeriut të dashur.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar sot jetë në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.
Fraksion.com