AktualitetPolitikëTë fundit

Begaj: Gerti Bogdani promovoi vlerat më të mira në jetën parlamentare dhe politike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

“Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve”, u shpreh Presidenti Begaj.

Begaj theksoi se, “Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ndërroi jetë mesditën e të mërkurës në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.

I lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, Bodgani pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard – ‘Medalje Ari’.

Në vitin 2009, në moshën 29-vjeçare, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Fraksion.com