AktualitetBota+Të fundit

Trump ngre akuza të rënda kundër Harris dhe Biden

Donald Trump reagoi pas përpjekjes për atentat kundër tij me akuza. Ai fajësoi rivalen demokrate, Kamala Harris dhe presidentin amerikan Joe Biden, duke i quajtur ata si “kërcënimin e vërtetë”-

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur, se Biden dhe Trump folën në telefon pas incidentit. Në “bisedën e përzemërt”, Biden shprehu lehtësimin e tij që Trump ishte i sigurt, thuhet nga Shtëpia e Bardhë. Trump e falënderoi Biden për thirrjen telefonike.

Presiddenti Biden duke folur në kongresin e demokratëve dhe gjestikuluar
Fotografi: Mike Segar/REUTERS

Trump i quan bashkëfajtorë demokratët dhe Harris

Por më parë republikani Trump kishte fajësuar për incidentin si Biden ashtu edhe zëvendëspresidenten Harris, kundër të cilës do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. “Retorika e tyre të çon aty që kundër meje të qëllohet. Ata janë kërcënimi i vërtetë,” tha Trump. Më vonë ai shtoi në platformën e tij “Truth Social”: “Për shkak të kësaj retorike majtiste komuniste fluturojnë plumbat dhe gjithçka do të përkeqësohet!”

FBI, shërbimi sekret dhe policia në klubin e golfit të Trumpit në Florida 5 shtator 2024
FBI, shërbimi sekret dhe policia në klubin e golfit të Trumpit në Florida 5 shtator 2024Fotografi: CHANDAN KHANNA/AFP via Getty Images

I dyshuari akuzohet – motivi i paqartë

Tashmë është ngritur padi kundër të dyshuarit kryesor, Ryan W. R. në Florida. Ende ka paqartësi për motivin. Hetimet janë duke vazhduar intensivisht. Ryan W. R. akuzohet për posedim të një arme zjarri si kriminel i dënuar dhe posedim të një arme me numrin serial të hequr. Mund të pasojnë edhe akuza të tjera.

Sipas raportimeve të mediave, 58-vjeçari punonte si kontraktues ndërtimi në Hauai. Ai shpesh bënte komente politike në rrjetet sociale, përfshirë luftën në Ukrainë. Sipas FBI-së, Policisë Federale të SHBA-së, “prania aktive në internet” e të dyshuarit është aktualisht në fokus të hetimit, siç janë edhe veprat penale të mëparshme dhe dyshimet e mundshme të mëtejshme. Rezultatet e para tregojnë se Routh ndoshta ka vepruar i vetëm. Pas arrestimit, Ryan R. kërkoi një avokat dhe ka qëndruar i heshtur që atëherë, sipas drejtorit të policisë të Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw./DW

 

Fraksion.com