“Të gjithë jemi vetëm”, Romeo konfirmon ndarjen nga Heidi?!
Prej ditësh qarkullojnë lajme në mediat rozë se mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçi ka përfunduar. Çdo gjë nisi që prej ditëlindjes së Romeo Veshajt, moderatorit dhe një prej finalistëve të formatit “BBV3”.
Në atë ditë speciale për të, një person tepër i rëndësishëm në jetën e tij ,mungonte, ajo ishte partnerja e tij Heidi Baci.
Mungesa e një urimi prej Heidit ngjalli dyshime kudo nëpër rrjete teksa të gjithë pretendojnë për një krisje të mundshme në marrëdhënien e dyshes.
Pavarësisht aludimeve të cilat janë përhapur gjerë e gjatë në rrjet, nuk ka patur asnjë reagim prej të dyjave palëve.
Mirëpo mesa duket Romeo ka bërë një lëvizje të vogël nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it. Ai ka postuar një video ku duket dukej ecur me motor dhe shkuan.
‘Të gjithë jemi vetëm, thjesht humbasim kontrollin,” duke lënë të kuptohet për ndonjë reflektim personal pas ndarjes.
Fraksion.com