AktualitetTë fundit

Sot në Tiranë Konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të “Kartës së Adriatikut (USA-A5)”

Sot Shqipëria pret Konferencën e 27-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5).

Kjo konferencë do të zhvillohet në Tiranë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5).

Kjo konferencë do të bashkëkryesohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Arben Kingji dhe komandanti i Komandës Amerikane në Evropë, gjeneral Christopher Cavoli.

Fokusi i kësaj konference do të jetë zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të Mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të NATO-s për vendet partnere.

Konferenca do të mbledhë së bashku vendet nënshkruese të A-5: SHBA, Shqipëri, Bosnje-Herzegovinë, Kroaci, Mal i Zi dhe Maqedoni e Veriut. Në këtë konferencë është konfirmuar dhe pjesëmarrja e dy nga tre vendet me statusin e vëzhguesit të A-5, Kosova dhe Sllovenia, komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli, Itali, si dhe adjutantët e përgjithshëm nga shtetet përkatëse të Programit të Partneritetit të Gardave Kombëtare të SHBA (New Jersey, Maryland, Minnesota, Vermont, Maine), shtetet e Programit të Partneritetit Shtetëror Vëzhgues (Ohio, Colorado, Iowa).

Konferenca do të shërbejë si një platformë për të analizuar arritjet e deritanishme, mbështetjen e përpjekjeve për anëtarësim në iniciativë dhe NATO të vendeve aspirante dhe identifikimi i fushave të mundshme të bashkëpunimit ushtarak në të ardhmen. Gjithashtu, gjatë konferencës do të ofrohet mundësia për zhvillimin e takimeve dypalëshe ndërmjet autoriteteve të përfaqësuara në konferencë.

 

Fraksion.com