AktualitetPolitikëTë fundit

Mandati i Xhaçkës, Peleshi në Konferencën e Kryetarëve: Një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve!

Mos votimi në Kuvend për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçës, ka “përplasur palët në Konferencën e Kryetarëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, u shpreh se mazhoranca e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sa kohë e çoi çështjen në seancë, ku edhe u votua ditën e enjte.

Ai u shpreh se kërkesa me të cilën i është drejtuar kryetarjaE Kuvendit, Elisa Spiropali, Komisionit të Venecias për opinion, do t’i shërbejë edhe opozitës, pasi sqaron prevalimin me dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Natyrisht që kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e çuar mandatin në seancë. Kemi përmbushur të gjithë detyrimin; nuk bëhet fjalë vetëm për mandatin e një deputeti, por është i nevojshëm një qartësim për të gjitha rastet që mund të ndodhin në të ardhmen.

Ne besojmë se një opinion nga Komisioni i Venecias do të na vlejë të gjithëve, sidomos në një situatë konflikti mes dy të drejtave: diskrecionit të deputetëve për të shprehur vullnetin e lirë në seancë dhe detyrimit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, më parë pati tensione mes Spiropalit dhe kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

 

Fraksion.com