Kroacia përgatitet për një rritje ‘jashtëzakonisht të rrallë’ të niveleve të Danubit
Edhe lumenjtë Mura dhe Drava po monitorohen nga afër me supozimin se do të rritet edhe niveli i ujit në ditët në vijim.
Cilat vende janë goditur nga stuhia Boris?
Siç është raportuar në media, disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore janë goditur nga përmbytjet shkatërruese gjatë ditëve të fundit pasi stuhia Boris vazhdon të sjellë shi të dendur në rajon.
Sllovakia dhe Hungaria po përgatiten për përmbytjet pasi niveli i ujit vazhdon të rritet në rajon, ndërsa Italia pritet të ketë reshje të mëdha shiu në ditët në vijim.
Shërbimi Meteorologjik Italian ka dhënë paralajmërime për reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe stuhi intensive nga orët e para të mëngjesit të sotëm, që do të zgjasin deri të enjten.
Alarmet shtrihen nga bregu verior i Emilia-Romagna në jug të vendit.
Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile ka lëshuar edhe alarme të verdha për afro 50 qarqe nesër, duke paralajmëruar se ka rrezik për stuhi, rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
Fraksion.com