Shakirën e filmojnë poshtë fustanit, artistja “braktis” skenën
Këngëtarja e njohur Shakira është përballur së fundmi më një situatë jo të mirë gjatë performancës së saj. Teksa 47-vjeçarja ishte duke kërcyer nën tingujt e këngës “Soltera”, ajo vuri re një nga fansat i cili po e filmonte poshtë fustanit të shkurtër që kishte veshur.
Ylli u pa të ndalonte së kërcyeri teksa mbante fustanin e saj me të dyja duart dhe tundi kokën ndaj fansave, për tu treguar se e kishte parë se çfarë po bënin.
Pas kësaj Shakira u pa të largohej nga skena ku u shoqërua nga sigurimi. Pasi videot shkuan virale në rrjetet sociale, fansat u treguan të rreptë në komentet poshtë tyre duke dalë në mbrojtje të Shakirës.

Ja momenti me video:
.@shakira #Miami #Shakira ⚡️ pic.twitter.com/842XQ98rRo
— Paky 💎 (@PakyShak2) September 15, 2024
Kujtojmë që në qershor këngëtarja tha se nuk është plotësisht gati për një marrëdhënie dashurie, por shtoi se mund të jetë e hapur për një një të tillë. Shakira i dha fund lidhjes së saj me Gerard Pique 2 vite më parë.
Fraksioon.com