Qose: Në burgun e Peqinit u tentua të futeshin telefonë dhe drogë, që mund të përdoren në atentate
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose, gjatë raportimit të Komisionin e Sigurisë Kombëtare, tha se në Shqipëri operojnë 21 burgje, nga të cilët 1 për të mitur, një spital burgu, një për gra dhe vajza, dhe një burg për të burgosurit që kanë një vendim për mjekim të detyruar.
Qose tha se në të gjithë burgjet vuajnë dënimin 5036 persona.
Një nga problematikat e evidentuara nga Qose janë shtetasit me masë mjekësore të detyruar, që në total janë 460 persona, të akomoduar në IEVP Lezhë, ndërkohë që kapaciteti maksimal është vetëm për 210 persona.
“Jemi në komunikime të vazhdueshme që kjo kategori të dënuarish të kalojnë nga Ministria e Drejtësisë te ajo e Shëndetësisë”, tha Qose.
Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Qose tha se një tjetër problematikë është sënimi i sigurisë në burgje, duke e ndarë këtë: nga futja e sendeve të palejueshme deri te mjeteve fluturuese (dronët).
Në këtë kuadër, Qose tha se një mjet që u konstatua në IEVP Burrel dhe një rast tjetër në IEVP në Peqin, që nuk arriti të ndalohej, por u kapën mjetet: dy celularë, fishat e karikimit, kanabis, kokainë etj.
Qose ngriti si shqetësim faktin se përmes mjeteve fluturuese mund të ketë atentate ndaj të burgosurve që vuajnë dënimin në IEVP-të.
Në këtë kuadër ai tha se pavarësisht se nuk ka raste të tilla në Shqipëri, mundet që përmes dronëve të organizohen tentativa për vrasjen të të burgosurve, duke vendosur në drone lëndë plasëse.
Fraksion.com