“Palët janë në të drejtën e tyre”, mandati i Xhaçkës në Venecia, Peleshi: Vendimin e kemi trajtuar me seriozitetin që i takon
SHBA e quajti hap jo të duhur vendimin për mos dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese.
Peleshi u shpreh se ajo që ndodhi nuk është moszbatim i vendimit të GJK, por një paqartësi që rrethon çështjen, në lidhje me atë se cila e drejtë prevalon.
Ndaj sipas tij edhe kryetarja e Kuvendit i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias.
“Ne e zbatuam vendimin e Kushtetueses sa i përket futjes në seancën plenare në seancën e parë dhe menjëherë u vendos, u zbatua vendimi për ta trajtuar në seancë, është e vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit abstenim dhe kundër, shprehje e paqartësisë. Të gjitha palët janë në të drejtën e tyre, e drejta e deputetit për të vendosur vetë, e drejta e zbatimit se cila është e para, ku fillon zbatueshmëria me shumë të drejtë e vlerësoj vendimin e duhur dhe të mençur për ta çuar në komisionin e Venecias.
Do të na vlente për të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese që do të kalojnë në seancë. Vijoj të mos e pranoj që është kundërshtim i Gjykatës Kushtetuese, ne vendimin e kemi trajtuar me seriozitetin që i takon, ashtu siç e kërkon ky vendim. Çfarë na këshillon Komisioni i Venecias do ta zbatojmë.”. tha ai.
Fraksion.com