“Burgu i Peqinit hotel me 5 yje”, Xhaferri për dronin: Përgjigja është brenda institucionit! Tenderi për bllokimin e valëve…
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, po raporton në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me gjendjen në burgje dhe specifikisht ka folur edhe në lidhje me ngjarje në burgun e Peqinit ku me anë të një droni u futën celularë dhe dronë.
Ndërkohë, deputeti Ferdinand Xhaferri, ka deklaruar se situata është shumë rëndë, mbi situatën në burgje, ndërsa shtoi se këto institucione për vuajtjen e dënimit janë kthyer në hotel me 5 yjë për të burgosurit.
“Ditët më të errëta lidhur me Drejtorinë e Burgjeve. Futen armë në burg, vriten të burgosur, ekspozohen shkresa zyrtare që burgu i Peqinit ishte kthyer në hotel me 5 yje. Aty ku ishin bosët e krimit. Burgu i Durrësit, hotel me 5 yje për të burgosurit e korrupsionit të politikës. Degradim që nuk ka shpatulla ta mbajë as drejtoi i burgjeve as ministri, porosia është nga kryeministri. Ndaj guxojnë titullarët e burgjeve të degradojnë institucionin aq sa kthehet në një hotel me 5 yje, Ndaj thoni sot ka një hetim dhe jo një përgjigje.
Droni në burgun e Peqinit. Ka pasur një tender për bllokimin e valëve në burgje. Pse nuk ka funksionuar? Pse nuk vendoset një “Perde” në atë burg të sigurisë së lartë? Përgjigjet janë brenda burgut”, u shpreh ai.
Fraksion.com