AktualitetPolitikëTë fundit

Mazhoranca nuk çoi mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, BE: Nuk është hap në drejtimin e duhur

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për News24 në lidhje me mos votimin mbrëmjen e djeshme në Kuvend për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nga gazetari Ergys Gjençaj, BE shprehet se ajo që ndodhi dje është një hap jo në drejtimin e duhur, nd♪rsa shton se zbatimi i vendimeve të GJK nga Parlamenti, është thelbësore.

Delegacioni i BE thekson se kjo lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.”

Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023).

Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.

Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”, thuhet në reagim./BW

 

Fraksion.com