Life StyleTë fundit

Kledi Hysa dhe Evi Reci bëhen prindër për herë të parë

Ish-banori i “Big Brother VIP 1”, Kledi Hysa dhe partnerja e tij, Evi Reci, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë bërë vetë të ditur ata përmes një postimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur ka sjellë në jetë në djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aster.

Mëngjesi i shtatorit na gjeti kështu, me një mrekulli të vogël 13/9/2024. Mire se erdhe në jetë Aster Hysa 💙🧿🤍 Dankeschön LKH – Bregenz, Austria”,- kanë shkruar ata krahas fotot ku shfaqen duart e tyre teksa formojnë zemrën dhe në mes dora e vogël e djalit të tyre.