“Zyrtarisht i pandehur?”, ja akuza që SPAK i komunikoi Berishës
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ndenjur rreth 30 minuta në ambientet e SPAK.
Pasi u njoh me akuzat, në një seancë që zgjati jo më shumë se 15 minuta në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se e gjitha “është vazhdim i një hakmarrje politike”.
“4 miliardë euro të Edi Rama dhe Al Arabarit, kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri, organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Evropë.
Akuza? I pandehur, ato që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër, përveç 500 faqe mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdimi i një hakmarrjeje politike. Nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë se ka ndodhur shkelja më e vogël e ligjit. Më ka korruptuar dhëndri im.
I gjithë qëllimi është t’i kapim kokën PD-së, garantoj se Rama do të përgjigjet. Shumë shpejt do ta shohim me atë që ka aq qejf”.
Berishap tha se ata janë piramidë mashtrimi fund e krye. Sipas tij, Rama vijon me hakmarrjen e tij.
Sali Berisha: Kjo ëhstë një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SKAP-it. Në pjesën muzeale të SKAP gjendej ora mbi 400 mijë euro e qëndisur me diamant, gjendej fotografia e Amiant Josifit, gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës, gjendeshin 300 mln euro të Vil Manushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës.
Kjo është organizata më e rrezikshme kriminale. Kam ato akuza që kam pasur, asgjë më shumë se 400 faqe mashtrim. Vazhdon hakmarrja politike.
Fraksion.com