AktualitetPolitikëTë fundit

“Po shkoj të marr akuzën politike”, Berisha deklaratë për mediat para SPAK: Jam vënë nën arrest padrejtësisht

Sali Berisha në një deklaratë për mediat, pak përpara se të hyjë në SPAK, tha se po shkon që të marrë akuzën politike.

Berisha u shpreh se është vënë në arrest shtëpie në mënyrë të padrejtë. Ai tha se në dosjen e klubit Partizani mungon fakti penal dhe se shteti nuk ka humbur para publike. Sipas tij, toka kurrë nuk është shpronësuar.

Sali Berisha: Në dosjen e klubit Partizani mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur para publike. Toka kurrë nuk është shpronësuar.

Firma e Sali Berishës nuk ekziston në ndonjë dokument. Nuk ka asnjë fakt penal në hetimet që zgjatën sa një Luftë Botërore. Sot po njihem me akuzën politike.

 

Fraksion.com