AktualitetKosovaRajoniTë fundit

KFOR: Ruajmë praninë e përhershme në urën mbi lumin Ibër

KFOR e ka bërë të qartë, se do të ruajë praninë e përhershme mbi lumin Ibër duke theksuar se çdo vendim duhet marrë përmes dialogut.

KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, tha zëdhënësi i KFOR-it. “Së fundmi, disa aktivitete trajnuese janë kryer nga personeli i KFOR-it në urë. Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të krijuara për të testuar procedurat operacionale afatgjatë dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”, tha zëdhënësi Mascoli.

Kurti në pjesën veriore të Mitrovicës

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili një ditë më parë vizitoi pjesën veriore të Mitrovicës, ku theksoi, se qeveria e tij është e gatshme për hapjen e urës së Ibrit, por shtoi se “janë duke pritur miratimin e KFOR-it dhe Quint-it.” “Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete, sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, deklaroi Kurti./ DW

Fraksion.com