Berisha pasi la ambientet e SPAK: Thashë kjo është piramidë mashtrimi fund e krye
Kreu i PD Sali Berisha pasi ka lënë ambientet e SPAK tha se ka thënë në ambientet e SPAK se ata janë piramidë mashtrimi fund e krye. Sipas tij, Rama vijon me hakmarrjen e tij.
Sali Berisha: Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SKAP-it. Në pjesën muzeale të SKAP gjendej ora mbi 400 mijë euro e qëndisur me diamant, gjendej fotografia e Amiant Josifit, gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës, gjendeshin 300 mln euro të Vil Manushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës.
Kjo është organizata më e rrezikshme kriminale. Kam ato akuza që kam pasur, asgjë më shumë se 400 faqe mashtrim. Vazhdon hakmarrja politike.
Fraksion.com