Berisha akuza për Ballukun: Kishte dosjet në SPAK palë-palë. Iu vjedh shqiptarëve 90 përqind të fondeve të rrugëve
Kryetari i PD-së Sali Berisha, sapo ka dalë nga SPAK tha në mënyrë metaforike, se në zyrat e SPAK ka gjetur një muze, ku ka parë korrupsionin qeveritar.
Berisha tha ndër të tjera se në këtë muze ka parë ministren e Infrastrukturës Belinda Ballukun, që kishte dosjet palë-palë. Sipas tij, Balluku vjedh 90 përqind të fondeve të rrugëve.
“Gjeta në muzeun e SPAK, lubi Ballukun e cila i kishte dosjet palë palë të ndrryra që ju vjedh shqiptarëve 90 përqind të fondeve të rrugëve”, tha Berisha.
“Vizitova pjesën muzeale të SKAP-it. Në pjesën muzeale të SKAP gjendej ora mbi 400 mijë euro e qëndisur me diamant, gjendej fotografia e Amiant Josifit, gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës, gjendeshin 300 mln euro të Vil Manushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës.
Kjo është organizata më e rrezikshme kriminale. Kam ato akuza që kam pasur, asgjë më shumë se 400 faqe mashtrim. Vazhdon hakmarrja politike.”, tha Berisha
Fraksion.com