Xhemajli: 120 milionë euro kredi të butë nga AFD për mbështetje buxhetore
Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi të martën projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me Agjencinë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të shqipërisë”.
Zëvendësministrja e Financave, Adela Xhemajli bëri të ditur se përmes këtij p/ligji mundësohet financimi i një kredie në formën e mbështetjes buxhetore prej 120 milionë eurosh.
“Në vijm të goditjeve të njëpasnjëshme që mori vendi ynë për shkak të tërmetit, pandemisë dhe efekteve globale nga agresioni rus në Ukrainë, punuan me donatorë, kreditorë e institucione ndërkombëtare financiare për disa mbështetje buxhtore”, tha zv/ministrja.
Sipas saj, objektivi i programit është mbështetja e përpjekjeve të qeverisë për fornimin e qëndrueshmërisë së sektorëve, kuadrit rregullator të tregut të energjisë si dhe rritjen e energjisë së rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë.
Po ashtu, vuri në dukje ajo, synon mbrojtjen e mjedisit dhe minizimizim e ndryshimeve klimaterike.
Ky program ka 3 shtylla.
Shtylla e parë, theksoi Xhemajli, mbështet zgjerimin e bazës tatimore, forcimin e mekanizmave për zbutjen e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, përmirësimin e qëndueshmërisë së investimeve publike nga ndryshimet klimaterike dhe rritjen e efektivitetit të programeve të ndihmës sociale.
Shtylla e dytë, sipas zv/ministers, mbështet rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme dhe eficencën e energjisë në sektorin publik. Ndërsa shtylla e tretë mbështet legjislacionin e ri, për të minimizuar ndotjet e mjedisit si dhe rregulloret për të vendosur një mekanziëm monitorimi raportimi dhe verifikimi për gazrat serë.
“Këto reforma tashmë janë aprovuar dhe sot gjendemi këtu në vijimësi të këtyre reformave për të diskutuar dhe aprovuar kredinë. Kjo kredi është në dy faza dhe në fazën e parë, pritet të disbursohen 60 milionë gjatë vitit 2024 dhe pjesa tjetër në 2025. Kredia është me terma të butë“, u shpreh Xhemajli.
Fraksion.com