AktualitetPolitikëTë fundit

“Të paguan Rama! Lëviz me Benz 200 mijë euro, legen, shpifës”, debate e fyerje mes Bardhit e Shabanit, parashikimi i Lubonjës për 2025

Debat me tone të forta dhe akuza. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani të ftuar në emisionin Open, në News24, u përfshinë në diskutime të ashpra, shpesh herë të shoqëruara edhe me fyerje personale. Bardhi akuzoi Shabanin se është i shitur te mazhoranca dhe se kontrollohet nga kryeministri Edi Rama. Bardhi tha se Shabani ka marrë pagesa nga qeveria.

Nga ana tjetër, kreu i Thurjes u përgjigj se do t’i drejtohej gjykatës për akuzat, ndërsa shtoi se Sekretari i Përgjithshëm i PD është i pabesueshëm në opinionin publik për shkak të qëndrimeve të tij të lëkundura. Gjithashtu, Shabani akuzoi Bardhin se lëviz me automjet 200 mijë euro.

Pjesë e panelit ishte edhe analisti Fatos Lubonja i cili komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se PD në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin e mbrapshtë, 1997.

 

Fraksion.com