AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: 6 dritare të reja të dijes për nxënësit dhe vogëlushët e Durrësit

Vogëlushët dhe nxënësit e Durrësit e nisën dje vitin e ri shkollor në 6 kopshte dhe shkolla të reja.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkollat e reja në qytetin bregdetar të ndërtuara me kushte bashkëkohore dhe standarde europiane.

“6 dritare të reja të dijes për nxënësit dhe vogëlushët e Durrësit”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin për 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.

Viti i ri shkollor nisi me 25 shkolla të reja dhe më shumë se 216 laboratorë smart dhe terrene të reja sportive për nxënësit në të gjithë vendin.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com