AktualitetBota+Të fundit

“Përfundon terapinë”, Kate Middleton tregon udhëtimin e frikshëm të luftës me kancerin!

Princesha e Uellsit ka rrëfyer çlirimin e saj për përfundimin e kimioterapisë, në një video tepër personale të postuar nga Pallati Kensington.

Në muajin mars, Catherine zbuloi se i ishte nënshtruar trajtimit të kancerit dhe prej kohësh ka qëndruar jashtë syrit të  publikut.

Ajo do të përfshihet në disa angazhime këtë vit si Përkujtimorja në nëntor dhe koncerti i përvitshëm i Krishtlindjeve.

Në videon e tejmbushur me emocione, princesha thotë se ky vit ka qenë “tmerrësisht i vëshirë” dhe “jeta që njeh mund të ndryshojë menjëherë”.

Përditësimi i fundit mbi gjendjen e saj shëndetësore tregon një mesazh pozitiv për përparimin e saj, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Pallati Kensington ka treguar se në këtë fazë nuk është e mundur të thuhet nëse ajo është shëruar.

 

Princesha përshkruan “ujërat e turbullta” të përvojës me kancerin si “të ndërlikuara, të frikshme dhe të  paparashikueshme”.

“Me përulësi, të sjell përpara dobësive të tua në një mënyrë që kurrë më parë s’e kishe menduar dhe me të, me një perspektivë të re në gjithçka. Teksa vera mbaron, mezi pres t’ju tregoj çfarë çlirimi është që më në fund e kam përfunduar kimioterapinë”, thotë princesha në videon ku shfaqet duke shëtitur dhe ecur  me makinë me familjen e saj.

“Rruga ime drejt shërimit dhe rikuperimit të plotë është e gjatë dhe duhet të vazhdoj të jetoj çdo ditë ashtu siç vjen”,vijon ajo duke shtuar se kjo përvojë i ka dhënë një “sens të ri për shpresën dhe vlerësimin e jetës”.

Kate do të vazhdojë që të përqendrohet te shëndeti i saj edhe për muajt në vijim. Dalja e saj e fundit në publik ishte në muajin korrik në finalen e meshkujve në Wimbledon ku u prit me duartrokitje.

 

Fraksion.com