Mandati i Olta Xhaçkës, Peleshi: Do kërkojmë mendimin e Komisionit të Venecias
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk trajtohen si çështje politike, referuar rastit të mandatit të Olta Xhacckës.
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit të PS, ai u shpreh se do të kërkohet mendimi i Komisionit të Venecias për këtë çështje.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk i trajtojmë si çështje politike. Do të kërkojmë mendim nga Komisioni i Venecias. Duam të kuptojmë kur nis e mbaron zbatueshmëria e vendimeve të GJK dhe se ku nis e mbaron vullneti i deputetit”, tha ai.
Fraksion.com