AktualitetNATO/BETë fundit

Gjykata e lartë e BE-së vendos kundër Apple dhe Google

Gjigantët e teknologjisë digjitale janë urdhëruar të paguajnë taksat dhe gjobat për të cilat kishin luftuar prej kohësh. Gjobat miliardëshe janë pjesë e betejës së Europës për të frenuar korporatat amerikane.

Po ashtu edhe Apple duhet t’i paguajë Bashkimit Europian 13 miliardë euro taksa të prapambetura. Të dyja rastet shihen si një përpjekje e Brukselit për të mbyllur boshllëqet tatimore të shfrytëzuara nga gjigantët amerikan të teknologjisë.

Akuza kundër Google daton që nga viti 2017, kur BE-ja akuzoi Google se i jepte përparësi lidhjeve të veta në Google Shopping gjatë kërkimit në platformë. BE ka argumentuar se kjo shkel rregullat e konkurrencës. Google u gjobit me 2.4 miliardë euro, por kishte apeluar në ECJ, e cila tani e ka lënë në fuqi gjobën.

“Zënka” e ashpër e Apple me BE-në

Akuza nga Europa ndaj Apple filloi në vitin 2016, duke argumentuar, se Apple kishte marrë një marrëveshje tatimore të “favorshme” me autoritetet në Irlandë, vendndodhja e selisë europianë të kompanisë. BE-ja ka kërkuar prej kohësh që Apple të paguajë miliarda taksa për dy subvencione irlandeze që kompania argumenton se janë kryesisht të tatueshme në Shtetet e Bashkuara. Duke argumentuar se ata po i nënshtroheshin taksimit të dyfshitë dhe se situata nuk përjashtonte ndihmën shtetërore nga Dublini, Apple fillimisht fitoi një vendim kundër Komisionit Europian për të anuluar urdhërpagesën.

Komisioni e apeloi fillimisht atë vendim në vitin 2020, duke shkaktuar edhe katër vite të tjera të “zënkave” ligjore para vendimit të sotshëm të ECJ në favor të BE-së./dw

 

Fraksion.com