Balla: Më 2023, mbi 13 milionë shërbime u bënë përmes E-Albania. Po shtrijmë shërbimet dixhitale në çdo sektor
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve tha se portali shtetëror E-Albania ka shkurtuar kohën në shërbimet që ofron.
Balla tha se E-Albania ofron shërbime në kohë rekord, duke bërë që qytetarët dhe bizneset të kenë lehtësira të mëdha. Po ashtu, Balla deklaroi se shërbimet dixhitale po shtrihen në çdo sektor.
Taulant Balla: Më 2023, mbi 13 milionë shërbime janë bërë përmes E-Albania. Platforma E-Albania ka shkurtuar kohën e qytetarëve dhe bizneseve, duke marrë shërbimin lehtë e shpejtë. Janë kursyer miliona euro nga shërbimi me vulë elektronike online. Shërbimi ka një saktësi të jashtëzakonshme në kohë reale.
Po punojmë për regjistra elektronikë dhe të ketë diploma me vulë dixhitale nga shërbimi. Më vjen mirë që 31 mijë mësues kanë pagë mesatare 950 euro. Kemi 200 shkolla të pajisura me 206 laboratorë IT.
Fraksion.com