AktualitetTë fundit

Ushtria nuk duhet ta lëshojë Tunelin e Porto Palermos! Inxhinieri: Të hapet porta e Veriut që…

Një merak të madh kanë inxhinierët që punuan për ndërtimin e bazës së Porto Palermos. Që kjo bazë të mos kthehet në atraksion turistik, por të mbyllen portat dhe të riparohet për t’u përdorur për qëllime ushtarake pasi po jetojmë në kohë të turbullta, thotë inxhinier Qemal Zyfi në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV. Zoti Zyfi i përçon një mesazh Ministrit të Mbrojtjes që të lejohen të hyjnë në bazë, ta shohin dhe të japin edhe ata mendimin e tyre për bazën që e ndërtuan vetë.

Baza e Proto Palermos është një vepër që duhet të qëndrojë edhe sot e kësaj dite si vepër ushtarake. Të riparohet dhe të vihet në funksion. Është një objekt shumë i rëndësishëm. Të tjerët e kanë zili këtë bazë. Në këto situata të turbullta minimumi që duhet të bëjnë është t’ia dhurojnë NATO-s është i vetmi institucion që e mbron këtë vend. Unë erdha që të ngre zërin që është gjynah që atë objekt ta kthejnë në atraksion turistik. Kjo do të jetë e gabuar. Ndaj unë dhe kolegët e mi inxhinierë kemi një kërkesë për Ministrinë e Turizmit dhe të Mbrojtjes. Specialistë nga të dyja ministrisë duhet të ulen dhe të bëjnë atë leverdishmërinë ekonomike sepse për këtë po flasim tani. Të shohim se cilës palë i përket. Kryeministri e pa dhe tha do e kthejmë në atraksion turistik. Mua më kanë porositur kolegët që të ngre zërin që ajo të qëndrojë si bazë ushtarake. Shpenzimet për rehabilitimin e asaj baze janë shumë të vogla dhe ajo mund të kthehet për një vit në gjendjen që ka qenë. Unë kërkoj publikisht që të na lënë ne që e kemi ndërtuar që të vemi ta shikojmë. Sepse unë kam shkuar tri herë edhe nuk më lanë të hy. Ne e dimë se çfarë problemi ka porta e veriut për të cilën flitet kaq shumë. Nëse ne shkojmë e shikojmë të jeni të sigurt se porta e veriut do të hapet. Ne do shkojmë katër inxhinieri do gjykojmë dhe do japim mendimin tonë.” Kështu e mbyll bisedën inxhinieri Zyfi me një kërkesë për ministrin e Mbrojtjes zotin Pirro Vëngu, që të lejohen të shikojnë punën që kanë lënë ata dhe të japin një mendim për rihapjen e portës së veriut që sot është mbyllur./dritare.net

 

Fraksion.com