AktualitetBota+Të fundit

Kaos para shkollave gjermane -Prindërit “taksi” për fëmijët

Prindërit duan t’i shohin fëmijët të hyjnë në oborrin e shkollës, sidomos kur ende janë në fillore. Por dëshira për siguri shkakton mëngjeseve kaos makinash para shkollave, e fëmijët ndoshta nuk janë më aq të sigurtë.

Kush ka qenë mëngjeseve në Gjermani para shkollave fillore e di kaosin që shkaktojnë makinat para shkollës, para se të fillojë mësimi ose pas mësimit. Por nëse prindërit duan të çojnë sa më të sigurtë fëmijët e tyre deri tek dera e shkollës krijohen situata të rrezikshme për të tjerët.

Nga një sondazh i ADAC ku u pyetën 1000 prindër, del se fenomeni i sjelljes së fëmijëve në shkollë me automjetet private është shumë i përhapur. Aty konstatohet se në pranverë dhe verë 23% e prindërve i çojnë fëmijët me makinë në shkollë, në vjeshtë dhe dimër kjo shifër është më e lartë, 28%, e madje të paktën tri herë në javë. Disa bashki gjermane madje kanë filluar që të bllokojnë pjesërisht rrugën apo territorin pranë shkollave fillore.

Arsyet e prindërve që sjellin fëmijët me makinë në shkollë

Si arsye për këtë shërbim të sjelljes dhe marrjes nga shkolla prindërit përmendin shpesh orare në punë apo nevojën për të kursyer kohë, por edhe motin e keq. Arsye tjetër është se shkolla është në rrugën ku shkohet në punë, dhe fëmija merret me vete, apo thjesht rehatinë për fëmijët. Vetëm 11% e prindërve, që i çojnë fëmijët në shkollë me makinën e tyre përmendin shqetësimin për sigurinë në trafik si arsye për të çuar fëmijët në shkollë.

Vitin e kaluar në trafikun rrugor janë lënduar 27.000 fëmijë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Gjermani, më shpesh aksidente pësojnë fëmijët nga mosha 6 deri në 14 vjeçare, me biçikletë mëngjeseve dhe në ditë pune./DW

 

Fraksion.com