AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Shoqatat serbe bllokojnë rrugët pranë kufirit me Kosovën

Përfaqësues nga disa shoqata serbe kanë bllokuar rrugët pranë tri pikave kufitare me Kosovën në territorin e Serbisë.

Grupe të vogla njerëzish u mblodhën pasditen e 6 shtatorit në kalimet kufitare në Merdare, Jarinë dhe Bërnjak, ku ndaluan kamionë dhe drejtues makinash me dokumente të Kosovës.

Bllokimi i rrugëve u bë pas mbylljes së pesë institucioneve paralele serbe në veri të vendit nga autoritetet e Kosovës.

Pas vendosjes së bllokadave, institucionet e Kosovës thanë se e kanë mbyllur pikat kufitare Bërnjak dhe Merdare, për shkak se persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit po ndalojnë dhe legjitimojnë udhëtarët. (Përgatitën: për REL Shkelqim Hysenaj dhe Lendi Susuri)

 

Fraksion.com