AktualitetTë fundit

Dyshimet, përse iu bë atentat Arjon Kajoshit në Shkodër

Banorët e lagjes

Kjo pasi autor i dyshuar është Alban Bruçi. Policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij. Sipas asaj që raporton Klan News, ai është djali i Vladimir Bruçit, një 62-vjeçari i cili më 3 Qershor të këtij viti u dhunua nga disa persona. Në mesin e të dyshuarve ishte edhe Arlind Kajoshi, vëllai i Arjon Kajoshit.

Në një deklaratë për mediat, sa i takon ngjarjes së Qershorit, policia e Shkodrës saktëson se Arjon Kaloshi u shoqërua pas ngjarjes dhe pasi iu mor deklarimi u la i lirë.

“Pas kërkimit policor është kapur nga policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë”, sqaron policia.

 

Fraksion.com