AktualitetTë fundit

Sërish protestë para Bashkisë të Tiranës: Policia publikon masat

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave lidhur me mbarëvajtjen e protestës së përjavshme që opozita organizon para Bashkisë së Tiranës.

Policia bën të ditur se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

 

Njoftimi zyrtar

Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

 

Fraksion.com