AktualitetPolitikëTë fundit

“Kur u thirra nga Rama, nuk e kisha menduar ndonjëherë”, Ervin Hoxha tregon momentin më emocionues kur u zgjodh në krye të Ministrisë së Brendshme

“Unë u thirra në këtë detyrë nga Kryeministri Rama pa e menduar ndonjëherë se mund të isha një ditë Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.

Vënia e dorës mbi Kushtetutë kur bëra betimin përpara Presidentit Begaj ishte momenti më emocionues i jetës time profesionale.”, tha ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ditën e sotme në një konferencë për shtyp.

As nuk e dyshoj se plot të tjerë mund të kishin kredenciale më të forta për të qenë në vendin tim, që nga ato politike dhe deri tek kredencialet e lidhjeve miqësore. Ky fakt ma bën edhe më të rëndë peshën e përgjegjësisë për ta merituar vlerësimin që mu bë, duke ma besuar këtë detyrë.

Uroj që kështu ta shohin promovimin në karrierë edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm dhe drejtuesit e rinj të qarqeve e të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit, në këtë kohë historike të Shqipërisë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Ata do të zgjidhen në javët në vijim me të njëjtën frymë dhe kredenciale, të njëjta të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë.

Asgjë nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes së tyre, veç meritës e integritetit.”, tha ministri.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, bëri me dije se deri në momentin e zgjedhjes së drejtorit të ri, në ish postin e Rrumbullakut do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga.

 

Fraksion.com