AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Festivali i Beethovenit 2024 në Bon: “Me njëri-tjetrin”

“Me njëri-tjetrin” është motoja e Festivalit “Beethovenfest 2024” që hap siparin në Bon me një program ambicioz prej më shumë se 80 koncertesh.

“Me njëri-tjetrin” është një term në dukje i thjeshtë, por në fakt të qenit me njëri-tjetrin nuk është aq lehtë në jetë. Aq më i vështirë duket ky koncept kur bëhet fjalë për një festival muzike. Por pikërisht me këtë sfidë përballet Festivali i Beethovenit 2024 në Bon, qyteti i lindjes së kompozitorit të madh Ludwig van Beethoven. Me një program të pasur e të larmishëm me mbi 80 koncerte festivali sivjet synon t’u mundësojë të gjithëve të qenit bashkë në forma të ndryshme. Festivali hap siparin më 5 shtator me një prolog që të vë në mendime dhe mbyllet më 3 tetor me një festë të madhe “Festa e Demokracisë” në kuartierin qeveritar, në djepin e demokracisë së dytë gjermane.

Festivali i Beethovenit si një hapësirë takimesh

“Ne na duhen vende për shkëmbim, për takime. Vende të vetmisë kemi plot”, thotë Steven Walter, drejtor i përgjithshëm i festivalit tradicional në Bon. “Musika nuk është një qëllim artistik në vetvehte: Ajo në mënyrë krejt arkaike i bashkon njerëzit me njëri-tjetrin.”

Se çfarë do të thotë ai me këtë, Walter i lindur më 1986 dhe ekipi i tij e tregojnë këtë qysh me konceptin hapës të festivalit. Dy ansamble, krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri do të hapin siparin: Orkestra virtuoze Filharmonike e Muzikës së Dhomës nga Pocdami me dirigjente Elim Chan dhe ansambli i Hamburgut MEUTE, i përbërë nga njëmbëdhjetë bateristë dhe njëmbëdhjetë interpertues veglash frymore. Muzikantët e MEUTE e konsiderojnë veten si një “Techno Marching Band” dhe performojnë një “tekno hipnotizuese me muzikë frymore mjaft shprehëse”. entuziastët e Hamburgut – i kanë koncertet e tyre me rotacion në Operan e Bonit dhe në sheshin qendror të qytetit.

Solist në mbrëmjen e hapjes së festivalit është një nga yjet e pianos, pianisti gjeorgjian Giorgi Gigashvili, i cili do të luaj variacionet e “Heroikes” së Beethovenit. “Liria është arsyeja më e rëndësishme, përse unë e dua pianon”, thotë për DW pianisti 24 vjeçar, i cili në atdheun e tij ka bërë emër edhe si këngëtar pop. “Tek e fundit, ajo që ne sot e konsiderojmë ‘klasike’ përpara 200 vjetësh ka qenë ‘pop’. Kur luan sot Beethovenin, duhet gjithmonë të kesh diçka moderne.”

Simpfonia e nëntë dhe Missa Solemnis – Vepra të Beethovenit për çdo shije

1824 ishte një vit i jshtëzakonshëm për Beethoven-in. U pagëzuan dy vepra të tij: Sinfonia e Nëntë pati premierën në Vjenë dhe Missa Solemnis në Shën Peterburg.

Festivali i Beethovenit nuk i prezanton ato “si vepra mall i mbijetuar arsimor”, por i shfrytëzon ato si “evente për kreativitet të ri”. Missa Solemnis do të interpretohet në frymën e muzikës soul. Ky projekt u zhvillua nga kolektivi “A Song For You”. Meloditë plot ndjenjë të Beethoven-it në këtë homazh takojnë harmoninë e muzikës gospel.

Campus: Tan Dun dhe muzikantë të rinj nga e gjithë bota

Për Ludwig van Beethoven muzika gjithmonë ka qenë një forcë, që i bashkon njerëzit. Ky mendim, i kulmuar dhe përqendruar në mesazhin e Sinfonisë së Nëntë me vargjet e Schiller-it “të gjithë njerëzit do të vëllazërohen”, është lajtmotivi i projektit Campus të Beethovenfest dhe Deutsche Welle-s. Orkestra Federale e të rinjve dhe kori ndërkombëtar i të rinjve në fundjavën e hapjes së festivalit do të sjellin në skenë sinfoninë e nëntë – me dirigjentin dhe kompozitorin vlerësuar me Oscar, Tan Dun.

Nga porositës ndërkombëtarë, ku bën pjesë edhe Deutsche Welle e Beethovenfest, kompozitori që jeton në Shanghai dhe Nju Jork ka kompozuar veprën e tij më të re “Choral Concerto: Nine”. Për këtë pjesë të konceptuar për orkestër dhe kor, ashtu si dhe sinfonia e nëntë e Beethoven-it, kompozitori ka krijuar një libret nga vepra të poetëve të njohur kinezë nga e kaluara.

Tri pjesët e veprës mbajnë titujt: “Nëntë”, “Verë” dhe “Kohë”.  “Këto fjalë në kinezisht janë “Jiu”, “Jiu” dhe “Jiu”. Të tria shqiptohen njësoj”, shpjegon kompozitori. “Por që të tria janë fjalë të ndryshme, që janë të lidhura me njëra-tjetrën. Vepra ime synon të lidhë tingujt e natyrës, të shpirtit dhe kohës, për të krijuar paqen e përhershme”. Ai i thotë DW-së, se për të muzika e tij është “Oda për paqen”./dw

 

Fraksion.com