Gafa e Albin Kurtit përfundon në lajmet e prestigjozes “Politico”
Gafa e Albin Kurtit, ku ky i fundit gaboi në një ushtrim matematikor, përfundoi jo vetëm në rrjete sociale por edhe në mediat ndërkombëtare.
Prestigjozja “Politico” e cilësoi gafën e kreut të ekzekutivit kosovar “incident të algjebrës” ndërsa lajmi mban titullin “Kryeministri i Kosovës kërkon falje për ngatërrimin e enigmës matematikore të fëmijëve”.
Lidhur me gafën në matematikë, Kurti bëri edhe një status në Facebook, ku kërkonte falje për çfarë kishte ndodhur.
“Më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, shkruan Kurti.
Fraksion.com