Life StyleTë fundit

“Duhet të të bllokojnë që lidhja e tyre të funksionojë”, Santiana thumbon Bucin?

Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në median rozë. Ajo bëri bujë në Big Brother, e më së shumti për raportin me Ylli Dervishin.

Modelja pas mbarimit të këtij reality shou ka zbuluar se nuk flet më me Bucin. Postimi i fundit i saj, ka lënë të kuptohet se i dedikohet pikërisht Bucit.

Kjo pasi në këtë ka përfshirë edhe partneren e Yllit, Verona Osmanin, e cila i bëri surprizë në një nga netët e spektaklit.

“Kur ata duhet të të bllokojnë (në rrjete sociale), për të funksionuar lidhja e tyre”, kanë qenë fjalët e saj krah postimit.

Kujtojmë se marrëdhënia e Santianës dhe Bucit u përfol për një kohë të gjatë, deri kur ndërhyri Verona e cila i vuri pikat mbi “i” këtij raporti.

Santiana është duke shijuar lidhjen me partnerin e saj, Lirimin, për të cilin dihet shumë pak, pasi ajo ka zgjedhur mos ta publikojë në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com